Lajme nga Bota

Hakmarrje apo rastësi? Video që tregon si Putin e la Erdoganin të priste dy vjet më parë

Hakmarrje apo rastësi? Video që tregon si Putin e la Erdoganin të

Video e Putin që priste dje përreth 1 minutë në Iran të takohej me Erdogan bëri xhiron e rrjetit. Askujt s`i pëlqen të presë, sidomos para 100 kamerave. Nga qëndrimi dhe lëvizjet, dukej se as presidenti rus Putin nuk po ndihej komod.

Po pse mediat turke po e interpretojnë sot këtë ngjarje si një hakmarrja e Erdogan ndaj Putin?

Sepse në një video të dy viteve më parë, edhe Putin e ka lënë Erdoganin të presë, madje për dy minuta. Bëhet fjalë për takimin e tyre pas përshkallëzimit të situatës në Siri.

Erdogan u duk i bezdisur gjithashtu në atë kohë, lëvizi nëpër zyrë teksa priste, derisa u ul pastaj në një karrige.

Po ju si mendoni?

Poll