Lajme nga Bota

Halli për vaksinat anti-Covid! Kryeministri italian akuzon Pfizer dhe AstraZeneca për shkelje të kontratës

Halli për vaksinat anti-Covid! Kryeministri italian akuzon Pfizer dhe

Kryeministri Italian Giuseppe Conte e konsideron të papranueshme vonesën me furnizim të vaksinava nga Pfizer dhe AstraZeneca. Të dyja kompanitë kanë paralajmëruar se nuk do të jenë në gjendje të dorëzojnë vaksinat në BE siç është rënë dakord për shkak të çështjeve të prodhimit. Për këtë, Conte i ka akuzuar për shkelje serioze të kontratës.

Një ditë më parë, kryeministri italian postoi një status në Facebook ku shkruante:

"Plani ynë i vaksinimit është hartuar në bazë të premtimeve kontraktuale të ndërmarra nga kompanitë farmaceutike me Komisionin Evropian. Vonesa të tilla me dërgesat përfaqësojnë shkelje të rënda kontraktuale, të cilat shkaktojnë dëme të mëdha në Itali dhe vendet e tjera". Conte u zotua se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore në dispozicion.

Një zyrtar i lartë italian nga ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se vendi do duhet të rimendojë programin e vaksinimit nëse problemet me furnizimin vazhdojnë.

Vaksinës së AstraZeneca, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit nuk i është dhënë ende miratimi i BE-së; megjithatë rregullatori i ilaçeve i BE-së pritet t'i japë dritën jeshile në fund të këtij muaji.

Një zëdhënës i AstraZeneca tha të premten se "furnizimet fillestare do jenë më të ulëta nga sa parashikoheshin në fillim" pa dhënë detaje të mëtejshme.

Mbetet e paqartë se sa e madhe do jetë mungesa me vaksina, por një zyrtar nga BE tha për Reuters se dërgesat do ulen në 31 milionë në tremujorin e parë të këtij viti.

Firma e ilaçeve kishte premtuar se do jepte rreth 80 milion doza për 27 vendet e BE-së deri në Mars.

BE ka porositur 600 milion doza nga Pfizer, ndërkaq që edhe Shqipëria ka nënshkruar kontratë me Pfizer për sigurimin e vaksinave.

*BBC/ Tiranapost.al.