Lajme nga Bota

Harris apo Trump, kush i kryeson sondazhet?

Harris apo Trump, kush i kryeson sondazhet?

Kamala Harris ka kaluar në një avantazh prej 3 pikësh ndaj ish-presidentit Donald Trump, pasi fitoi terren në çështjet kryesore.

Sondazhi, i kryer nga NPR, PBS dhe Marist, zbuloi se Harris kryeson ndaj Trump 51% me 48%, por sqaroi se diferenca është brenda kufirit të gabimit.

Sipas sondazhit, Trump ende mban një epërsi të konsiderueshme prej 6 pikësh kur bëhet fjalë për emigracionin e paligjshëm.

Ndërkohë, Harris kryeson në çështjet e abortit me 15 pikë dhe ato të ekonomisë.

Sondazhi Marist u krye nga data 1-4 gusht dhe shpalli një marzh gabimi prej 3.4%.