Lajme nga Bota

Harta: Lija e majmunëve është konfirmuar në 16 vende

Harta: Lija e majmunëve është konfirmuar në 16 vende

Lija e majmunëve është raportuar në një duzinë vendesh evropiane, gjithashtu në SHBA, Australi, Kanada dhe Izrael.

Të paktën 160 raste janë raportuar këtë muaj në vendet jo-afrikane: 56 në Mbretërinë e Bashkuar, 41 në Spanjë, 37 në Portugali dhe nga një rast në Austri, Belgjikë, Danimarkë, Francë, Gjermani, Itali, Holandë, Suedi dhe Zvicër.

Harta: Lija e majmunëve është konfirmuar në 16 vende

Çfarë është lija e majmunit?

Virusi që shkakton infeksionin u zbulua për herë të parë te majmunët në vitin 1958. Rasti i parë i njeriut u regjistrua në vitin 1970.

Që atëherë janë raportuar raste sporadike në 10 vende afrikane, përfshirë Nigerinë, e cila në 2017 përjetoi shpërthimin më të madh të dokumentuar, me 172 të dyshuar dhe 61 raste të konfirmuara. Tre të katërtat ishin mes meshkujve të moshës 21 deri në 40 vjeç.

Si e merrni linë e majmunit?

Lija e majmunit përhapet kur dikush bie në kontakt të ngushtë me një person tjetër, kafshë ose material të infektuar me virusin.

Virusi mund të hyjë në trup përmes lëkurës së thyer, traktit respirator ose përmes syve, hundës dhe gojës.

Transmetimi nga njeriu te njeriu ndodh më së shpeshti përmes pikave të frymëmarrjes , megjithëse zakonisht kërkon kontakt thumë të afërt. Transmetimi nga kafsha te njeriu ndërkohë mund të ndodhë nëpërmjet një pickimi ose gërvishtjeje.

Lija e majmunëve nuk konsiderohet përgjithësisht një sëmundje seksualisht e transmetueshme, megjithëse mund të transmetohet gjatë seksit.

Cilat janë simptomat?

Simptomat fillestare të lisë së majmunit përfshijnë ethe, dhimbje koke, dhimbje muskulore, ënjtje dhe dhimbje shpine.

Pacientët zakonisht zhvillojnë puçra një deri në tre ditë pas shfaqjes së etheve, shpesh duke filluar në fytyrë dhe duke u përhapur në pjesë të tjera të trupit, të tilla si pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve.

Infeksioni zakonisht zgjat dy deri në katër javë dhe zakonisht largohet vetë.

Cili është trajtimi?

Aktualisht nuk ka trajtime të provuara dhe të sigurta për linë e majmunit, megjithëse shumica e rasteve janë të lehta.

Njerëzit që dyshohet se kanë virusin mund të izolohen në një dhomë- dhe të monitorohen nga profesionistë të kujdesit shëndetësor duke përdorur pajisje mbrojtëse personale.

Megjithatë, vaksinat kundër lisë janë dëshmuar kryesisht efektive në parandalimin e përhapjes së virusit. Vendet duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe Spanjën tani po ofrojnë vaksinën për ata që janë ekspozuar ndaj infeksioneve për të ndihmuar në uljen e simptomave dhe për të kufizuar përhapjen.

Sa e rrezikshme është?

Rastet e lisë së majmunëve mund të jenë herë pas here më të rënda, me disa vdekje të raportuara në Afrikën Perëndimore.

Megjithatë, autoritetet shëndetësore theksojnë se nuk jemi në prag të një shpërthimi serioz dhe rreziqet për publikun e gjerë mbeten shumë të ulëta.