Lajme nga Bota

Harta që tregon sëmundjet e mbi 3000 viktimave të koronavirusit: Zemra në vendin e parë

Harta që tregon sëmundjet e mbi 3000 viktimave të koronavirusit:

Numri i viktimave në gjithë botën nga koronavirusi ka tejkaluar 3000. Më shumë se 90 % e vdekjeve janë regjistruar në Hubei të Kinës, aty ku u shfaq për herë të parë virusi. Por viktima ka pasur edhe në 10 vende të tjera jashtë kinës, përfshirë 50 në Iran dhe më shumë se 30 në Itali.

Në gjithë botën janë gati 90,000 raste të konfirmuara, dhe të infektuarit nga jashtë Kinës po shtohen më shpejt sesa në vendin e shpërthimit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit shumica e pacientëve të prekur nuk kanë shenja të rënda dhe shkalla e vdekjes është midis 2% dhe 5 %. Për krahasim, gripi sezonal ka një vdekshmëri mesatare prej rreth 0,1%, por është shumë infektiv, me deri në 400,000 njerëz që vdesin prej tij çdo vit.

Shenja të tjera të koronavirusit, të tilla si Sindroma e Rëndë Akute e frymëmarrjes (SARS) dhe Sindroma e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS), kanë nivele shumë më të larta të vdekjes sesa Covid-19.

-Në zonën ‘e nxehtë evropiane’ në Itali, numri i të infektuarve u dyfishua në 48 orë. Atje raportohen të paktën 34 vdekje dhe 1,694 raste të konfirmuara.

-Në Angli ka 36 raste të konfirmuara dhe Kryeministri Boris Johnson ka njoftuar mbledhjen e Komitetit të emergjencave ditën e sotme.

-Koreja e Jugut – ‘pika e nxehtë’ më e madhe jashtë Kinës raportoi 476 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 4.212, ndërsa viktima numërohen 26.

-Irani, një nga vendet më të prekura konfirmoi 978 të infektuar dhe 54 vdekje.

-Vendet përfshirë Katarin, Ekuadorin, Luksemburgun dhe Irlandën konfirmuan rastet e tyre të para gjatë fundjavës, ndërsa Indonezia konfirmoi rastin e parë mëngjesin e sotëm.

-Shteti i Nju Jorkut gjithashtu konfimoi rastin e parë. Pacientja është një grua në të 30-at e cila u infektua gjatë kohës që ndodhej në Iran.

-Dy persona kanë vdekur në SHBA, të dy nga shteti i Uashingtonit.

-Kina njoftoi 42 vdekje të tjera, të gjithë nga Hubei. Një total prej 2,912 njerëzish kanë vdekur brenda Kinës, me më shumë se 80,000 raste të konfirmuara të virusit.

Harta që tregon sëmundjet e mbi 3000 viktimave të koronavirusit:

OBSH njoftoi dje se virusi prek veçanërisht personat mbi 60 vjeç dhe ata që vuajnë nga një sëmundje. Vendin e parë e zënë sëmundjet kardiovaskulare.

Më poshtë keni një hartë që tregon moshën, gjininë dhe sëmundjet që kishin viktimat, para se të prekeshin nga koronavirusi.

Harta që tregon sëmundjet e mbi 3000 viktimave të koronavirusit:

-Sëmundjet kardiovaskulare.

-Diabeti.

-Sëmundjet që prekin rrugët e frymëmarrjes.

-Hipertensioni

-Anjë sëmundje

-Meshkujt rezultojnë më të prekur sesa femrat.

-Numri më i lartë i viktimave i përket moshës 80 vjeç e lart.

-Numrin më të vogël e zënë moshat 10-19 vjeç.

-Nuk ka asjë viktimë të moshës 0-9 vjeç.