Lajme nga Bota

Hillary Clinton publikon romanin e saj të parë

Hillary Clinton publikon romanin e saj të parë

Ish-sekretarja e Shtetit Amerikan Hillary Clinton ka publikuar romanin e saj të parë në bashkëpunim me shkrimtaren Louise Penny. Libri i titulluar “Situata e terrorit” jep një mesazh dukshëm anti-Trump teksa flet për një Sekretare Shteti e cila merr detyrën menjëherë pas largimit të një administrate inkompetente që e ka lënë SHBA-në në kaos.

Romani tregon sesi Sekretares së Shtetit i duhet të përballet me sfidat e lëna nga administrata e vjetër në kushtet kur Amerika kërcënohet nga sulmet terroriste si dhe nga intrigat diplomatike.

Libri do të dalë në shitje në 21 Tetor të këtij viti dhe që tani ka shitur me mijëra kopje të cilat janë porositur paraprakisht nga mbështetësit e ish-sekretares së Shtetit, e cila humbi garën presidenciale kundër Donald Trump në vitin 2016.

Tiranapost.al