Lajme nga Bota

Hiqet kërkesa për vaksinën COVID-19 për emigrantët që kërkojnë qëndrim në SHBA

Hiqet kërkesa për vaksinën COVID-19 për emigrantët

Një prej vendimeve të Donald Trump në marrjen e mandatit si president është revokimi i mandateve të vaksinës COVID-19.

Në faqen e internetit të Shërbimeve të Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA, tregohet se mandati i vaksinimit për emigrantët që kërkojnë qëndrim të përhershëm në vend është anuluar.

Heqja e mandatit të vaksinës COVID-19, do të thotë se nuk do të kërkohet më dokumentacioni i vaksinimit dhe kërkesat e mëparshme të vaksinës janë hequr tani.