Lajme nga Bota

Historia e minatorit që u bë milioner brenda natës: Nuk do heq dorë nga…

Historia e minatorit që u bë milioner brenda natës: Nuk do heq

Ky njeri merrte vetëm një pagesë mujore sa për të mbijetuar. Por brenda një nate u bë milioner. Minatori nga Tanzania me emrin Saniniu Laizer po përflitet kudo në botë, pasi ai zbuloi dy gurë çmuar tanzanitë, më të mëdhenjtë të gjetur ndonjëherë dhe i shiti për 3.4 milionë dollarë.

Historia e minatorit që u bë milioner brenda natës: Nuk do heq

Gurët peshojnë 9.2 kg njëri dhe 5.8kg tjetri. Laizer i gjeti ato javën e kaluar duke punuar, dhe së fundmi i shiti në një ankand tregtar në rajonin e Manyaras.

Për Laizer thuhet se është babai i 30 fëmijëve dhe planet se çfarë do bëjë me paratë i ka të qarta: Do të ndërtojë një qendër tregtare dhe një shkollë për komunitetin e tij në Simanjiro.

Historia e minatorit që u bë milioner brenda natës: Nuk do heq

⁠⁠Megjithëse tashmë është milioner, Laizer do të vazhdojë të kujdeset për 2 mijë lopët që ka në shtëpinë e tij të cilat i shet në treg. Ai tha se shumë shpejt do të organizojë dhe një festë të madhe.

Historia e minatorit që u bë milioner brenda natës: Nuk do heq