Lajme nga Bota

Historia e shkencëtarit iranian që është i dënuar me vdekje për spiunazh! Letra publike e fëmijëve

Historia e shkencëtarit iranian që është i dënuar me

“I dashur baba, kanë kaluar 2000 ditë nga arrestimi yt i padrejtë dhe në secilën prej këtyre 2000 ditëve ne kemi dëshiruar kthimin tend”.

Kështu nis letra që fëmijët e Ahmadreza Djalali, Amitis dhe Ariou, 18 dhe 9 vjeç, i shkruan babait të tyre të arrestuar që nga 26 prilli i vitit 2016 në burgjet iraniane dhe të dënuar me vdekje me akuzën e spiunazhit. Eksperti i mjekësisë urgjente dhe studiuesi në Universitetin e Piemontit Lindor, shkencëtar, me pasaportë iraniane dhe suedeze, u dënua me vdekje në vitin 2018 nga një gjykatë në Teheran në përfundim të një gjyqi që Amnesty International e përcakton ‘fuqishëm të padrejtë’.

Sipas aktakuzës, Djalali pati disa takime me Mossad, agjencinë e inteligjencës izraelite, duke u siguruar atyre informacione delikate mbi armët bërthamore dhe për dy shkencëtarë iranianë që u vranë më vonë. Por Djalali i ka hedhur poshtë gjithmonë këto akuza, duke denoncuar se ato ishin një hakmarrje për refuzimin e tij për të bashkëpunuar me shërbimet iraniane për të identifikuar dhe mbledhur informacione nga shtetet e BE-së: “Unë jam shkencëtar, jo spiun”, shkroi ai nga burgu në vitin 2017. Djalali tani po mbahet në burgun e Evinit, në kushte gjithnjë e më të vështira shëndetësore. Prej disa kohësh ekzekutimi i tij është shtyrë.

Përkeqësimit të situatës së Ahmadreza i shtohet edhe pamundësia për të folur me familjen e tij. Për gati një vit e gjysmë ai nuk ka mundur as të flasë në telefon me gruan e tij Vida dhe dy fëmijët e tyre, që aktualisht jetojnë në Suedi. Ata i kanë dërguar këtë letër prekëse.

“I dashur baba! kanë kaluar 2000 ditë nga arrestimi yt i padrejtë dhe në secilën prej këtyre 2000 ditëve ne kemi dëshiruar kthimin tend në shtëpi. Çdo ditëlindje, Krishtlindje dhe Vit të Ri, do donim që të ishe me ne. Më i vogli prej nesh ishte vetëm katër vjeç kur të arrestuan dhe çdo vit ai i kërkon Babagjyshit të të sjellë si dhuratë për Krishtlindje. Dy mijë ditë vuajtje dhe padrejtësi. Nuk ka kaluar asnjë ditë në të cilën nuk ke qenë në mendimet tona. Pyesim veten pse duhet të kishe një fat kaq tq padrejtë. Nuk ke gabuar dhe ke qenë gjithmonë model për ne. Të admirojmë për mënyrën se si e ke duruar një ferr të tillë për kaq gjatë. Ne nuk do të ndalemi së luftuari për lirinë tënde, për të të bërë ta ndjesh edhe një herë ndjenjën e lirisë. Ne vazhdojmë t'i kërkojmë njerëzve të bashkohen në luftën tonë për lirimin tën, për të bërë drejtësi. Ne nuk do të ndalemi derisa të kthehesh në shtëpi, me ne, me familjen dhe miqtë dhe të kthehesh në komunitetin shkencor, ku mund të vazhdosh të ndihmosh të tjerët përmes punës dhe kërkimit tënd”.