Lajme nga Bota

Historia gati e pabesueshme e pacientit që vuajti më gjatë nga Covid: Si ndihet pas 7 muajsh në spital

Historia gati e pabesueshme e pacientit që vuajti më gjatë nga

Ali Sakallioglu, 56 vjeç është pacienti që vuajti më gjatë në Britani nga coronavirusi dhe ndoshta edhe i vetmi në botë. Ai kaloi 222 ditë në spital dhe në trajtim intensiv dhe familjes së tij iu komunikua tre herë nga mjekët se do të vdiste, por ai sot është kthyer në shtëpi shëndoshë e mirë.

Gjatë kohës që ishte shtruar me Covid, ai pësoi sulm në zemër, goditje në tru, dëmtim të mushkërive, dështim të mëlçisë dhe veshkave plus infeksione të tjera.

Askush nuk e besonte se do të kthehej dhe mbërritja e tij në shtëpi u shoqërua me brohorima e duartrokitje si një mesazh për triumfin e njerëzimit.

Historia gati e pabesueshme e pacientit që vuajti më gjatë nga

Vetë Ali thotë me krenari: Britani, ne mund tja hedhim. Ne mund të mposhtim Covid së bashku. Nëse unë e mposhta, çdokush mundet. Unë nuk jam jonjerëzor. Thjesht duhet ë luftojmë, duhet të jemi bashkë, nëse qeveria dhe shkencëtarët na thonë një gjë, në duhet ta bëjmë atë që virusi të mos ktheht më.

56 vjeçari është baba i 5 fëmijëve, i cili u sëmur rëndë nga koronavirusi për shkak se vuante nga diabeti i tipit 1. Ai përjetoi simptomat si temperaturë e lartë, humbje shije dhe nuhatje në fund të marsit. Mjekët i thanë të izolohej, por gjendja e tij u përkeqësua. Me 3 prill ai u dërgua në spitalin Universitar Leëisham. Rezultoi pozitiv dhe iu vendos ventilatori. Katër ditë më vonë pësoi atak kardiak dhe u transferua me urgjencë në spitalin King Colllege për të kryer operacionin. Për tre muaj qëndroi në koma të induktuar. Fotot nga spitali tregojnë gjendjen e tij të rëndë, pranë vdekjes.

Historia gati e pabesueshme e pacientit që vuajti më gjatë nga

Ali e rrëfen kështu: Unë duhej të kisha vdekur. Kishte shumë gjëra që nuk shkonin me mua. Isha shumë i sëmurë. Kalova tmerrin. Nuk e di dhe nuk e besoj. Por ja që trupi i njeriut bëka gjëra të mahnitshme. Por po të mos ishte stafi i mjekësve dhe familja ime nuk do isha këtu sot.

Në kohën kur ra në koma, familjes iu dha mundësia për ti dhënë lamtumirë, por ata refuzuan të nënshkruanin dokumentin me pranimin e fikjes së aparaturës që e mbante në jetë. Ai doli nga koma në muajin korrik dhe vijoi trajtimin për pasojat që i la Covidi. 

 ‘Nuk mund të lëvizja fare kur dola nga koma. Ky ishte një nga momentet më të frikshme të jetës sime - mendova se isha paralizuar’.

Ali filloi të bënte fizioterapi dhe gradualisht ishte në gjendje të ecte dhe të fliste përsëri. Ai u dërgua në Lewisham para se të transferohej në Brymore House më 10 tetor.

Ai humbi rreth 15 kg dhe tani i duhet të marrë 26 tableta në ditë, kryesisht për lehtësim të dhimbjeve.

56 vjeçati po përdor gjithashtu një shkop për të ecur ngadalë dhe ka dy kujdestarë që kujdesen për të, plus fëmijët dhe partneren e tij Sheena O’Shea, 36 vjeçe. Ali kaloi 186 ditë në spital dhe 36 në një qendër trajtimi intensiv.

Historia gati e pabesueshme e pacientit që vuajti më gjatë nga