Lajme nga Bota

Historia prekëse e dy prej fëmijëve që u vranë në shkollën e Teksasit, do prehen tashmë përjetësisht bashkë

Historia prekëse e dy prej fëmijëve që u vranë në

Xavier James Lopez dhe Annabell Guadalupe Rodriguez edhe pse vetëm dy fëmijë 10-vjeçarë kishin krijuar një afeksion të veçantë përpara se sulmi i një adoleshenti tu merrte jetën 2 javë më parë. Prindërit e tyre kanë rrëfyer se ata frekuentoheshin edhe pas mësimit dhe se çdo mbrëmje shkëmbenin mesazhe të ngrohta me njëri-tjetrin të cilat shpesh mbylleshin me fjalën “të dua”, një dashuri e pafajshme që nis ndonjëherë që në bankat e shkollës.

Historia prekëse e dy prej fëmijëve që u vranë në

Nëna e Annabell kujton ditën kur vajza e saj erdhi në shtëpi duke folur për një djalë që i pëlqente për mënyrën si vishej dhe aromën që mbante. Dalëngadalë familjet e dy fëmijëve filluan të mblidheshin së bashku në fundjavë, ndërsa Annabell mbante edhe një gjerdan me foton e Xavier në qafë.

Në ditën e sulmit, Annabell dhe Xavier kanë shkrepur edhe foton e tyre të fundit së bashku. Të dy fëmijët u vranë rreth një orë më vonë në sulmin në shkollën e tyre së bashku me 17 nxënës të tjerë dhe dy mësuese në këtë shkollë.

Historia prekëse e dy prej fëmijëve që u vranë në

Tashmë që asnjë prej të dyve nuk jeton më, nënat e tyre kanë vendosur që Xavier James Lopez dhe Annabell Guadalupe Rodriguez të pushojnë përjetësisht pranë njëri-tjetrit. Ata do të varrosen në varrezat Hillcrest në Uvalde, Teksas.