Lajme nga Bota

Holanda mbyll lokalet dhe dyqanet që në 20:00. Vendim edhe për ata që duan të ftojnë një mysafir në shtëpi

Holanda mbyll lokalet dhe dyqanet që në 20:00. Vendim edhe për

Nga dita e djeshme, në Holandë kanë hyrë në fuqi masa të reja anti koronavirusit, ku përfshihet edhe ora policore. Shtetrrethimi fillon në orën 21:00 të darkës deri në orën 4:30 të mëngjesit, dhe ky orar do të jetë në fuqi deri në datë 10 shkurt. Në këtë orar të gjithë qytetarëve u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi.

Qeveria holandeze shpreson që masat e reja të ulin numrin e të infektuarve dhe të shmangen grumbullimet në ambientet e jashtme. Ndërsa ekspertët thonë se kjo mund të jetë një mënyrë për të parandaluar valën e tretë të virusit dhe përhapejn e mutacionit të ri.

Nga ora e ndalimit të lëvizjes apo daljes jashtë shtëpisë janë disa raste përjashtimi:

-Shkuarja në punë (oficerë policie, mjekë, infermiere, etj)

-Një urgjencë (mjekësore)

-Ndihma për dikë në nevojë

-Shëtitja e qenit

-Udhëtimi i nevojshëm për t'u larguar / kthyer në Holandë

-Udhëtimi për / nga një funeral

-Udhëtimi për në / nga gjykata

Shtetrrethimi do të thotë që të gjitha dyqanet dhe supermarketet duhet të mbyllen nga ora 20:45, që stafit t'i lihet kohë e mjaftueshme për të mbyllur punën dhe për të shkuar në shtëpi. Po ashtu edhe restorantet dhe kafenetë duhet ti gjejë ora 21:00 të kyçura (përveç shërbimeve delivery që do të lejohen).

Personat që thyejnë orën policore pa ndonjë nga arsyet e përmendura më sipër do të gjobiten me 95 euro, megjithatë shkelja nuk do të shënohet në regjistrat penalë.

Qeveria holandeze ka njoftuar gjithashtu se do të ketë kufizimet të mëtejshme të udhëtimit deri me datë 25 shkurt.

Ndërsa për familjet, do të lejohet të marrin vetëm një mysafir në ditë në shtëpi.

Nga 25 janari nuk do të lejohen më 100 persona të grumbulluar por maksimumi 50.

*Tiranapost.al.