Lajme nga Bota

Holanda vendos masa urgjente nga koronavirusi: Çfarë nuk lejohet nga dita e sotme

Holanda vendos masa urgjente nga koronavirusi: Çfarë nuk lejohet nga

Banorët e Holandës për herë të parë detyrohen që të mbajnë maskë në dyqane, ndërsa janë vendosur një sërë masash për të kontrolluar një valë të dytë të mundshme të pandemisë së koronavirusit. Krahasuar me vendet fqinjë, Holanda me 17 milionë banorë vendosi të shmangë kufizimet, por këtë javë janë regjistruar rreth 3000 të infektuar dhe shifrat janë në rritje.

Masat e reja me vendosjen e maskës me detyrim do të jenë në fuqi nga dita e sotme dhe do të vijojnë për të paktën tre javë.

"Ne po bëjmë më të mirën, por virusi po vepron 'më mirë'," deklaroi dje Ministrja e Shëndetësisë Hugo de Jong.

Ndërsa në konferencë për shtyp, Kryeministri holandez Mark Rutte shpjegoi se situata në tre qytetet më të mëdha të vendit, Amsterdam, Roterdam dhe Hagë - ishte bërë serioze dhe kërkonte ndërhyrje urgjente.

Rregullat e reja: 

Nga e marta njerëzit duhet të shmangin udhëtimet jo-thelbësore midis këtyre tre qyteteve.

Restorantet dhe baret do të mbyllen në orën 22:00, një vendim që u mor më parë nga vende të tjera europiane duke përfshirë Francën, Britaninë dhe Spanjën.

Qytetarët këshillohen të punojnë nga shtëpia.

Tifozët nuk do lejohen më të shkojnë në stadium

Mbledhjet me më shumë se 3 persona të ndryshëm në një shtëpi do të ndalohen.

Maska tashmë është me detyrim në transportin publik, por qeveria holandeze deri më tani shmangu sugjerimin që maska të vendosej edhe brenda dyqaneve.

Kështu nga e marta, qytetarët e tre qyteteve problematike do e mbajnë me detyrim. Dyqanet do të lejohen të refuzojnë hyrjen për ata që nuk mbajnë maskë.

Natyrisht këto masa do të kenë pasoja negative ekonomike, tha kryeministri, duke shtuar: Por lejimi i shpërthimit të virusit do të kishte pasoja edhe më të mëdha.

Të hënën Instituti Kombëtar i Shëndetit në Holandë raportoi 2,914 raste të reja të infektuarisht, pasi vendi theu rekordin për infeksione të reja ditën e diel me 2,995 raste.