Holandë/ Qendra e testimit të COVID sulmohet me bombë artizanale

E Mërkurë 3 Mars 2021, 20:53
TiranaPost
Një qendër testesh për COVID-19 është sulmuar me një bombë të ndërtuar në mënyrë artizanale ditën e sotme në Holandë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Bovenkarsepel në veri të Amsterdamit. Policia raporton se shpërthimi ka ndodhur në hyrje të qendrës dhe për pasojë janë thyer xhamat, si dhe ka pasur dëme të tjera materiale në godinë, por për fat të mirë nuk ka pasur dëmtime në njerëz.
Nga investigimet paraprake të Policisë është konkluduar se ngjarja ka qenë e organizuar dhe jo rastësore, por autoritetet ende nuk kanë identifikuar një të dyshuar dhe po investigojnë për të zbuluar motivet e ngjarjes.
Tiranapost.al