Lajme nga Bota

Hollivudi në trishtim për vdekjen e Kelly Preston. Mesazhi i saj pak muaj më parë për bashkëshortin John Travolta

Hollivudi në trishtim për vdekjen e Kelly Preston. Mesazhi i saj

Po të shohësh Instagramet reciproke bie në sy një dashuri e madhe për njëri-tjetrin në një lidhje të gjatë që zor i shohim në Hollivud. Një dhimbje që shfaqet nga kolegët dhe miqtë që e tregojnë Kelly Preston një njeri pozitiv. Mesazhi i saj i fundit është në qershor e duket se pas këtij çasti do jetë përkeqësuar, por një nga mesazhet gjatë kohës kur luftonte me kancerin është ai për John.

Hollivudi në trishtim për vdekjen e Kelly Preston. Mesazhi i saj

Ajo shkruan:

'Për John-in tim më të dashur, njeriun më të mrekullueshëm që njoh. Ti më ke dhënë shpresë kur ndihesha e humbur, më ke dashur me durim dhe pa kushte ... më ke bërë të qesh më shumë se çdo qenie tjetër njerëzore ... Kemi ndarë momentet më të bukura, dhe ato me ulje e ngritje. Ti je si një ëndërr dhe e bën jetën aq shumë argëtuese !! Unë i besoj dashurisë time me ty pa asnjë dyshim... me ty e di që gjithmonë do të jem mirë pa marrë parasysh se çfarë ndodh ... Unë të dua përgjithmonë dhe plotësisht. Gëzuar përvjetorin e 28-të John Travolta'

John e gjen në postimet të saj ku nuk nguron t'i shfaqë dashurinë e tij.