Lajme nga Bota

Hong Kongu po jep 500,000 bileta fluturimi falas duke filluar nga marsi

Hong Kongu po jep 500,000 bileta fluturimi falas duke filluar nga marsi


Hong Kongu po shpreson të rikthehet nga ndikimi masiv që pati pandemia në industrinë e saj të turizmit. Dhe një pjesë e planit të qytetit përfshihet dhe dhënia e 500,000 biletave ajrore me vlerë më shumë se 250 milionë euro.

Hong Kongu priti 56 milionë vizitorë në vitin 2019 – mbi shtatë herë më shumë se popullsia e tij – përpara fillimit të pandemisë. Por kufizimet e tij të rrepta për COVID i kanë mbajtur vizitorët larg gjatë tre viteve të fundit, duke shkatërruar sektorin e turizmit dhe ekonominë e tij.

Si do të funksionojë skema e biletave falas në Hong Kong?

Dhuratat do të nisin të shpërndahen më 1 mars dhe do të zgjasin rreth gjashtë muaj.
Biletat falas do të shpërndahen nga linjat ajrore me bazë në Hong Kong Cathay Pacific, HK Express dhe Hong Kong Airlines, sipas Fred Lam Tin-fuk, shefi ekzekutiv i Aeroportit të Hong Kongut.