Lajme nga Bota

Horoskopi i vitit 1979 që më mirë mos e lexo: Binjakët biseksualë, luani budalla

Horoskopi i vitit 1979 që më mirë mos e lexo: Binjakët

Një parashikim me shenjat e horoskopit që i përket vitit 1979 është rishfaqur në Twitter dhe ka ngjallur reagime të forta. Kjo pasi shenjat e horoskopit përshkruhen më shumë me ofendime sesa një parashikim tipik i të ardhmes, bazuar tek shenjat përkatëse.

Dokumenti u publikua nga një përdoruese e Twitterit 19 vjeç nga SHBA, e cila thotë se nëse i referohet horoskopit të vitit 1979: Ajo nuk i ka punët mirë.  Daily Mail ndërkohë saktëson se burimi i këtij dokumenti nuk është verifikuar.

Postimi i saj është bërë viral kur më shumë se 231 mijë i kanë bërë retweet, më shumë se 489.500 like dhe gati 10 mijë komente.

Horoskopi fillon me Ujorin, me komente pozitive si vlerësim për aftësinë krijuese dhe tendencën për tu bërë përparimtarë. Por më tej vijon me komente ofenduese. Pretendohet se ata të lindur mes 20 janarit dhe 18 shkurtit gënjejnë shmë dhe vazhdojnë të bëjnë të njëjtat gabime sepse janë budallenj.

Peshqit përshkruhen si njerëz me imagjinatë, dhe që mund të bëhen agjentë FBI apo CIA. Por nuk mungojnë as këtu sharjet.

Për binjakët shkruhet se njerëzit i duan ata me këtë shenjë sepse janë biseksualë.

Për akrepët shkruhet se janë vrasës dhe më të këqinjtë e të këqijve. Për virgjëreshën që e zë gjumi gjatë marrëdhënieve seksuale. Për luanin që është budalla, shigjetarët të alkoolizuar, bricjapët të frikësuar si pula etj. / Daily Mail/

Horoskopi i vitit 1979 që më mirë mos e lexo: Binjakët

Horoskopi i vitit 1979 që më mirë mos e lexo: Binjakët

Horoskopi i vitit 1979 që më mirë mos e lexo: Binjakët