Lajme nga Bota

Humb jetën në aksident ajror në Greqi ish-zyrtari i lartë izraelit, dëshmoi kundër Netanyahut

Humb jetën në aksident ajror në Greqi ish-zyrtari i lartë

Një avion i vogël ra në det në Samos teksa po fluturonte nga izraeli, duke sjellë vdekjen e një ish zyrtari izraelit Haim Geron dhe të bashkëshortes së tij.

Janë ende të paqarta shkaqet pse avioni u rrëzua duke shkaktuar një tragjedi të dyfishtë.

Geron është një ish-zyrtar i rendësishëm në Ministrinë e Telekomunikacionit të qeverisë së Netanyahut, ishte dëshmitar në gjyqin ndaj kryeminsitrit kur u gjykua për korrupsion, raportojnë mediat e huaja.

Ky fakt ka mjaftuar për të aluduar gjithçka mbi këtë aksident të mbulohet nga hije të rënda dyshimi mbi shkaqet e përplasjes së avionit në det.

Rojet bregdetare greke kryen kërkime në zonë duke nxjerrë prej detit trupat e dy viktimave.

Tiranapost.al