Lajme nga Bota

Humb jetën nga koronavirusi ish-presidenti francez Giscard

Humb jetën nga koronavirusi ish-presidenti francez Giscard

Ish-presidenti i Francës Valery Giscard e humbi jetën pasi u infektua me Covid-19.

Ai ishte 94 vjeç. “Giscard i mbylli sytë pranë familjes së tij, në shtëpi si pasojë e komplikimeve nga Covid”, shkruan The Guardian.

Giscard shërbeu si president nga viti 1974 deri në 1981.

Ai njihet si arkitekt i integrimit evropian.

Dalja e tij e fundit publike u bë vjet në shtator, në funeralin e një tjetër ish-presidenti, atë të Jacques Chirac.

*Artikulli i The Guardian u përshtat në shqip nga Tiranapost.al