Lajme nga Bota

Humbën jetën pasi morën vaksinën e AstraZeneca! Autoritetet koreano-jugore nisin hetimet

Humbën jetën pasi morën vaksinën e AstraZeneca! Autoritetet

Dy qytetarë kanë ndërruar jetë në Korenë e Jugut pasi morën vaksinën e kompanisë AstraZeneca të zhvilluar në Universitetin e Oksfordit.

Dy qytetarët që ndërruan jetë, të moshës 50 dhe 63-vjeç kanë vdekur më pak se 48 orë pas marrjes së dozës të parë të vaksinës, çka ka shtyrë autoritetet që të investigojnë rastet dhe të shohin nëse ka pasur korelacion mes vaksinës dhe vdekjes së tyre. Dyshimet bëhen edhe më të forta teksa njëri nga viktimat kishte raportuar temperaturë të lartë vetëm pak orë pas marrjes së vaksinës.

Në tërësi në shtetin aziatik 207 persona kanë shfaqur efekte anësore ndaj vaksinës e cila është refuzuar nga shumica e shteteve europiane.

Tiranapost.al