Lajme nga Bota

Humbje e ndjeshme për Macron në zgjedhjet parlamentare

Humbje e ndjeshme për Macron në zgjedhjet parlamentare

Presidenti Emmanuel Macron humbi shumicën absolute në zgjedhjet parlamentare të dielën. Këto zgjedhje kishin rëndësi për Macron, sepse bëhej fjalë për realizimin e programit të tij politik në mandatin e dytë.

Presidenti francez i saporizgjedhur, Emmanuel Macron me kampin politik të qendrës, "Ensemble" ka humbur shumicën absolute në Asamblenë Kombëtare franceze, sipas llogaritjeve të para, madje më shumë se pritej. Në raundin e fundit të zgjedhjeve parlamentare të dielën (19.06) liberalët arritën 210 deri 250 vende nga 577. Për shumicën absolute nevojiten 289 vende. Zëdhënësi i qeverisë franceze, i pyetur, se si do t'ia bëjë qeveria pa shumicën absolute në parlament është shprehur, se ne do të punojmë me të gjitha partitë e moderuara që duan ta çojnë vendin përpara.

Aleanca e majtë ia doli të mobilizonte votuesit

Rezultati konsiderohet si një goditje e rëndë politike për Macron, i cili aktualisht kishte shumicën absolute në Dhomën e Ulët të parlamentit. Normalisht zgjedhjet që mbahen pak pas zgjedhjeve presidenciale shihen si konfirmim, pasi fuqia kryesore politike normalisht fiton edhe shumicën absolute.

Aleanca Nuoes feston rezultatin

Aleanca e majtë e Jean-Luc Mélenchon, Nupes, arriti sukses në këto zgjedhje duke u kthyer në grupin më të fuqishëm opozitar në vend. Aleanca e majtë do të jetë e përfaqësuar në parlament me 150 deri në 180 vende.

Po ashtu edhe e djathta ekstreme e Marine Le Pen, "Rassemblent National" arrin sukses të madh në raundin e dytë zgjedhor duke pritur të marrë 80 deri në 100 vende në parlamente, 10