Lajme nga Bota

Hungaria del kundër BE-së për hapjen e kufijve!

Hungaria del kundër BE-së për hapjen e kufijve!

Hungaria ka dalë kundër rekomandimeve të BE-së për të hequr kufizimet për 14 vende që janë jashtë bllokut 27-anëtarësh. Deklarata u bë nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili përmendi si arsye rrezikun e shpërthimeve të reja të rasteve me koronavirus.

"Ne, aktualisht, nuk mund të zbatojmë kërkesën e BE-së për të lejuar hyrjen e qytetarëve jo të BE-së, me përjashtim të Serbisë", tha Orban në një video-mesazh në Facebook.

Hungaria del kundër BE-së për hapjen e kufijve!

Budapesti ka rihapur kufirin me Serbinë nga maji, por sipas kryeministrit heqja e kufizimeve të udhëtimit për më shumë vende jashtë BE-së "do të shkonte kundër interesave të kujdesit shëndetësor për popullin hungarez".

Dy ditë më parë BE publikoi një listë me vendet jashtë bllokut nga ku do të lejohen hyrje-dalje, ndërsa lista do të përditësohet cdo 14 ditë dhe secili shtet ka lirinë për të vendosur vetë.

Vendet në listën e BE-së janë: Algjeria, Australia, Kanadaja, Japonia, Gjeorgjia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguaji, si dhe Kina nëse ka reciprocitet. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nuk janë në listë.

Në Hungari janë raportuar më shumë se 4,100 raste me koronavirus dhe 590 vdekje.