Lajme nga Bota

Hungaria dhe Polonia bllokojnë përdorimin e termit “barazi mes gjinive” në zotimet e BE

Hungaria dhe Polonia bllokojnë përdorimin e termit “barazi mes

Hungaria dhe Polonia kanë vënë veton duke bllokuar përfshirjen e termit “barazi mes gjinive” në tekstin e zotimeve të BE që do të firmoset në fund të takimit të lartë të Unionit që do të zhvillohet në Porto të Portugalisë.

Ndonëse ky qëndrim i dy qeverive konservatore është ndeshur me reagime të ashpra në Bruksel, rregullat sanksionojnë se për të shpallur një dokument, si linja zyrtare e BE duhet të ketë mbështetjen unanime të vendeve anëtare.

Për pasojë në versionin përfundimtar të dokumentit u shkruajt termi “barazi për çdo individ”. Kujtojmë se partia qeverisëse polake PiS dhe ajo e Hungarisë Fidesz promovojnë vlerat tradicionale dhe janë përplasur shpeshherë me qëndrimet më progresive të Brukselit dhe shteteve perëndimore, përfshirë këtu në nismat për të shtyrë kuotat gjinore, apo të drejtat e komunitetit LGBT, duke proklamuar traditën dhe religjionin si më të rëndësishme për prosperitetin e shtetit.

Tiranapost.al