Lajme nga Bota

Hungaria, kundër BE-së për vendosjen e embargos së plotë ndaj naftës dhe gazit rus

Hungaria, kundër BE-së për vendosjen e embargos së
Hungaria mbetet kundër vendosjes së një embargoje të BE-së për naftën dhe gazin e importuar nga Rusia.

“Qëndrimi i Hungarisë në lidhje me çdo embargo të naftës dhe gazit nuk ka ndryshuar, ne nuk i mbështesim,” tha zëdhënësi i qeverisë Zoltan Kovacs së fundmi.

Vendosja e një embargo totale ndaj dy lëndëve djegëse fosile ruse po shqyrtohet aktualisht nga Komisioni i BE-së për t’u përfshirë në raundin e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës.

Megjithëse, Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë, Robert Habeck pranon se nuk ka një pikëpamje unanime midis 27 vendeve të bllokut për mbylljen e furnizimeve me energji ruse.

KE sugjeron se vendet evropiane që përmbushin kërkesat bankare të Moskës mund të shkelin sanksionet e BE-së.