Lajme nga Bota

Hungaria miraton përdorimin e dozës së katërt të vaksinës kundër Covid, redukton kohën e karantinës për të infektuarit

Hungaria miraton përdorimin e dozës së katërt të

Hungaria miraton përdorimin e dozës së katërt të vaksinës kundër Covid, për shkak të rritjes së rasteve në javët e fundit.

“Çdokush mund të marrë dozën e katërt të Covid-19 pasi të jetë konsultuar me një mjek”, tha kryeministri hungarez në një deklaratë për shtyp.

Ndërkohë rregullatori i barnave të Bashkimit Europian ka shprehur dyshime për nevojën e aplikimit të një doze të katërt dhe tha se nuk ka të dhëna që mbështesin këtë qasje, sepse duhen më shumë informacione mbi variantin e ri.

Kili dhe Izraeli janë dy vende të tjera që kanë filluar aplikimin e dozës së katërt.

Në Hungari, thuajse nuk ka kufizime. Shkollat ??funksionojnë normalisht, por mbajtja e maskave është e detyrueshme në ambiente të brendshme dhe në transportin publik. Së fundmi qeveria vendosi shkurtimin e kohëzgjatjes së karantinës nga 10 në 7 ditë.