Lajme nga Bota

Hungaria shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Shkak lufta në Ukrainë

Hungaria shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Shkak lufta në

Nga mesnata e sotme Hungaria do të jetë në gjendje të jashtëzakonshme. Urdhërin e ri e ka nënshkruar kryeministri Viktor Orban. Shkak është bërë pushtimi rus tek fqinjët e tyre, ukrainasit.

“Lufta dhe sanksionet nga Brukseli kanë sjellë një trazirë të madhe ekonomike dhe rritje drastike të çmimeve. Bota është në prag të një krize ekonomike. Hungaria duhet të qëndrojë jashtë kësaj lufte dhe duhet të mbrojë sigurinë financiare të qytetarëve”, tha Orban.

Ai shtoi se gjendja e jashtëzakonshme i jep mundësia të veprojë më shpejt dhe të përdorë të gjitha mjetet që i duhen për të shmangur regresin e mëtejshëm.