‘I bullizuar se s`kishte para’. Shoku i klasës tregon bisedat e fundit me vrasësin e 19 fëmijëve në Teksas

Një ngjarje e rëndë tronditi Amerikën dhe gjithë botë. 19 fëmijë të moshës 7 deri në 10 vjeç u vranë në bankat e shkollës, në orën e mësimit, bashkë me mësuesen e tyre.
Vrasësi, i cili u vra në pas nga policia, u identifikua si Salvador Ramos, 18 vjeç.
Para se të nisej për në shkollë, për të kryer aktin e rëndë, mësohet se ka qëlluar për vdekje edhe gjyshen e tij.
Një ish-shok i klasës së Ramos, tregon sesi gjatë viteve të shkollës, Ramos bullizohej nga bashkëmoshatarët se ishte i varfër dhe se nuk vishej bukur.
Kjo bëri që dalëngadalë, ta braktiste shkollën, duke shkuar në mësim gjithmonë e më pak.
Shoku i tij thotë se bashkë kanë pasur komunikim të vazhdueshëm. Ramos i lutej prej disa javësh të takoheshin për të luajtur XBox, kurse 4 ditë përpara ngjarjes së rëndë i kishte dërguar foto të armëve.
“Më dërgoi foto të armëve dhe një çante plot me fishekë. E pyeta, shoku për çfarë i ke këto? Më tha: Mos u shqetëso”, tregon miku i tij sot.
Ndërkaq situata është ankthioze për prindërit e fëmijëve të asaj shkolle. Ata po presin në një qendër përgjigjet e tamponëve të ADN-së. Nuk e dinë nëse fëmijët e tyre kanë mbijetuar dhe janë evakuuar apo janë mes viktimave.