Një tërmet i forte, 6.1 i shkallës Rihter goditi Turqinë lindore këtë të mërkurë.
Njerëzit kanë dalë në ambient të hapur duke braktisur shkollat, zyrat, shtëpitë.
Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për viktima.
Epiqendra ishte në qytetin Kale në provincën Malatya dhe ndodhi në orën 10:46. Lëkundjet u ndjenë deri në Siri.
Malatya është një nga 11 provincat që u shkatërruan nga tërmeti i fuqishëm i vitit të kaluar dhe kjo shpjegon tmerrin e të gjthë atyre që kanë dalë sot në rrugë.