Tërmeti në Afganistan shkakton 255 viktima

E Mërkurë 22 Qershor 2022, 08:46
TiranaPost
Të paktën 255 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur pas një tërmeti me magnitudë 5.9 ballë që goditi Afganistanin lindor sot.
Tërmeti goditi në orën 1:24 të mëngjesit rreth 46 kilometra në jugperëndim të qytetit të Khost, i cili shtrihet afër kufirit të vendit me Pakistanin.
Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 10 kilometrash, sipas USGS.
Viktimat raportohen nga rrethet Barmal, Zirok, Nika dhe Giyan të provincës Paktika.
Mendohet të ketë të tjerë njerëz nën rrënoja.