Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, shkon në 5 numri i viktimave
E Shtunë 21 Dhjetor 2024, 13:07
TiranaPost
Ka shkuar në 5 numri i të viktimave si pasojë e sulmit në tregun e Krishtlindjes në qytetin gjerman Magdeburg.
Më shumë se 200 njerëz të tjerë janë lënduar, disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Autoritetet gjermane kanë arrestuar një mjek saudit, 50-vjeçar, që prej 20 vitesh jeton në Gjermani.
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburgun paraditen e kësaj të shtune për ta ndjekur zhvillimin e ngjarjes nga afër.