Lajme nga Bota

I quajti grupet etnike ruse si mizore, Rusia i përgjigjet Papa Franceskut: Do lutemi për Selinë e Shenjtë

I quajti grupet etnike ruse si mizore, Rusia i përgjigjet Papa Franceskut:

Papa Françesku ka përshkruar dy nga grupet e pakicave etnike të Rusisë, çeçenët dhe burjatët, si disa nga trupat "më mizore" që luftojnë në Ukrainë.

Çeçenët janë një grup etnik me origjinë nga Çeçenia në Rusinë jugore. Udhëheqësi, Ramzan Kadyrov, ka qenë kryesisht mbështetës i luftës në Ukrainë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova mbrojti përbërjen etnike të Rusisë në kanalin e saj zyrtar Telegram.

"Ne jemi një familje me Buryatë, çeçenë dhe përfaqësues të tjerë të vendit tonë shumëkombësh dhe shumë-konfesionist. Dhe së bashku ne patjetër do të lutemi për Selinë e Shenjtë, secili në mënyrën e vet."