Lajme nga Bota

Çifti nga Kalifornia vdes brenda javës nga Covidi, prindër të pesë fëmijëve

Çifti nga Kalifornia vdes brenda javës nga Covidi, prindër

Daniel dhe Davy Macias kaluan 18 muaj duke u ruajtur nga Covid-19. Laheshin gjithmonë kur hynin në shtëpi pas pune, lanin edhe ushqimet që blinin në supermarket, por nuk ia dolën dot të mos infektoheshin.

Davy ishte infermiere mami dhe ishte 7 muajshe shtatzënë kur u shtrua me Covid në spital, në muajin gusht. Mjekët e ndihmuan të lindte me operacion ndërkohë që ishte e intubuar. Davy vdiq pa e njohur fëmijën e saj të pestë.

Daniel Macias, bashkëshorti i saj ishte gjithashtu i shtruar në spital nga Covid dhe aty e mori vesh për lindjen e vajzës. Infermieret e prezantuan me të bijën përmes disa fotove. Ai vdiq në më pak se dy javë pas gruas, duke e lënë të voglën pa prindër dhe pa emër.

Kur e pyetën gjyshen e fëmijës për emrin, ajo u tha: Do pres që djali im të bëhet mirë për t`ia vënë emrin vetë ai.

Në spital ende i thërrasin “Bebi”.

Gjyshja që po kujdeset tashmë për 5 fëmijët pa prindër, në moshat nga 3 javëshe në 8 vjeç tha se çifti nuk i kishte bërë ende vaksinat.