Lajme nga Bota

Ilaria Salis, italiania që po gjykohet në Budapestin e Orbanit si kafshë

Ilaria Salis, italiania që po gjykohet në Budapestin e Orbanit si

Imazhet e italianes në gjykimin që po i bëhet me akuzën për rrahjen e militantëve neonazistë gjatë një demonstrate, janë të rënda.

Foto ku ajo shfaqet e lidhur me zinxhirë në kyçet e duarve, të këmbëve, me një zinxhir hekuri në bel për ta tërhequr si të ishte kafshë, kanë tronditur Italinë, por duhet të trondisin gjithë botën europiane. Këto imazhe s`janë parë ndonjëherë në epokën e civilizimit dhe nuk paramendojnë Europën.

Babai i Ilaria Salis thotë se pesë herë punonjësit e ambasadës italiane në Hungari kanë marrë pjesë në seancat dëgjimore për vajzën e tij dhe pesë herë nuk kanë lëvizur asnjë gisht.

“Si një përbindësh”, thotë babai i saj.

Këto janë imazhe që nuk i kemi parë kurrë më parë në Evropë. Megjithatë janë imazhe që vijnë nga një vend europian si Hungaria, i cili që nga hyrja në Bashkimin Europian ka bërë hapa mbrapa në aspektin e shtetit ligjor

Mediat italiane shkruajnë: “Hungaria e Viktor Orbanit, ai Viktor Orban që shtrëngon dorën me Vladimir Putinin dhe nuk e dënon Putinin për agresionin kundër Ukrainës, është një demokraci që nuk ka të bëjë fare me vlerat që qëndrojnë në themel të Bashkimit Evropian”.

Ilaria Salis akuzohet për goditjen e dy demonstruesve gjatë një proteste, që ka sjellë vdekjen e tyre, diçka që ajo nuk e ka pranuar dhe nuk ka as detaje të tjera rreth ngjarjes. E gjitha duket më shumë si një teori konspiracioni, por që mund ta çojë Salis drejt një dënimi me 20 vite burg.