Lajme nga Bota

Imunologu britanik për riinfektimet: Rrezik i ulët, dhe pyetja nëse ata me simptoma e transmetojnë

Imunologu britanik për riinfektimet: Rrezik i ulët, dhe pyetja

Personat që kanë kaluar koronavirusin nuk duhet të shqetësohen shumë për riinfektimin pasi vetëm një në 10 personave mund tu ndodhë. Këtë thotë shkencëtari dhe imunologu britanik Danny Altman, duke shtuar se gjithsesi shkalla e riinfektimit në fakt është më e lartë sesa sugjerojnë të dhënat.

Komentet e tij vijnë mes debateve që janë hapur pas izolimit të kryeministrit britanik Boris Johnson. Ai është karantinuar pasi pati kontakt me një të infektuar, por ai e kaloi virusin në fillim të vitit. Sipas imunologut Altmann, rreziku i riinfektimit është i ulët, por nëse ndodh të prekurit duhet ta marrin seriozisht.

Sipas tij janë raportuar shumë pak raste të riinfektimit, dhe arsyet mbeten disi të paqarta që shtojnë pyetje edhe në lidhje me imunitetin. Shumica e shkencëtarëve që merren me këtë çështje bien dakord gjithsesi se nuk ka gjasa që të mbijetuarit e infektimit të parë të goditen përsëri brenda pak muajsh. Imunologu thotë se ka pasur rreth 25 raste të konfirmuara riinfektimi dhe sipas tij po bëhet më e zakonshme.

'Kemi lexuar që ka shumë pak raste me të infektuar, por nuk është e vërtetë. Sepse në 50 milion e më shumë raste infeksioni në gjithë botën, kemi më shumë se 25 raste të rikonfirmuara. Ju mund të thoni se janë të papërfillshme, por kjo sepse nuk ka një studim të fokusuar në këtë çështje aktualisht. Duhet të dilni pozitivë dhe pastaj negativë dhe sërish pozitivë ndaj virusit, me sekuenca të ndryshme, me version gjenetikisht ndryshe të virusit. Kjo tregon se lloji i ri ka hyrë në trupin e tyre’.

Njerëzit me përgjigje më të fortë imune pas infektimit të parë kanë më shumë gjasa të jenë në gjendje të shmangin infeksionin për herë të dytë. Kjo sepse një përgjigje e fortë imune e hershme do të thotë që trupi krijon më shumë antitrupa dhe qeliza T - të cilat janë kryesoret për mbrojtjen kundër virusit në rast se futet përsëri në trup.

Imuniteti i fortë do të thotë që trupi i dikujt mund të shkatërrojë virusin sapo të futet në trup dhe para se të shkaktojë ndonjë simptomë.

Mbetet ende në pikëpyetje nëse njerëzit mund të transmetojnë virusin nëse nuk kanë simptoma të Covid-19 kur infektohen për herë të dytë.

Imunologu gjithesesi thotë: Nuk jap alarmin. Por kam një thirrje për të gjithë ata që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në të kaluarën, që të vazhdojnë të ndjekin rregullat e distancimit social dhe mbajtjen e maskës. Të veprojnë sikur të mos jenë infektuar më parë!