Lajme nga Bota

Inaugurimi i Biden/ Trump shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Uashington, çfarë do ndodhë tani

Inaugurimi i Biden/ Trump shpall gjendjen e jashtëzakonshme në

Presidenti ende në detyrë Donald Trump ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Uashington,  dhe kjo shpalje bëhet para ceremonisë së inaugurimit të Joe Biden me datë 20 janar.

Vendimi u mor pas shqetësimit të FBI-së se mund të ketë sulme të armatosura në Uashington, që pasojnë protestat e dhunshme në Kapitol Hill. Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë nga 11 janari deri me 24 janar.

Inaugurimi i Biden/ Trump shpall gjendjen e jashtëzakonshme në

Çfarë do të ndodhë tani?

Në rrugë do shpërndahen trupa të Gardës Kombëtare. Mediat amerikane thonë se deri në fundjavë pritet të ketë të shpërndarë 6000 personel ushtarak, ndërsa burime nga Pentagoni thonë se mund të ketë shtim të trupave deri në 13 mijë.

Pozicionimet kanë filluar deri më tani. Shtëpia e Bardhë dhe Capitol Hill janë rrethuar me Gardhe Metalike. Forcat amerikane do të pozicionohen që ceremonia e inaugurimit të Joe Biden të jetë pa protesta të dhunshme.

Në përgjigje të një pyetjeje nga Zëri i Amerikës, zoti Biden tha të hënën se nuk është i shqetësuar për Ditën e Inaugurimit.

“Nuk jam i shqetësuar që të bëj betimin jashtë (para Kapitolit),” tha ai duke shtuar se ata “që angazhohen në akte të dhunshme kundër shtetit dhe kërcënojnë jetë njerëzish” duhen mbajtur përgjegjës.

Ndërkaq, të hënën, kryebashkiakja e Uashingtonit, Muriel Bowser u bëri thirrje atyre që planifikojnë të vijnë në Uashington të qëndrojnë në qytetet e tyre dhe ta ndjekin ceremoninë me televizor, duke përmendur incidentet e javës së kaluar.

*Tiranapost.al. 

Inaugurimi i Biden/ Trump shpall gjendjen e jashtëzakonshme në