Lajme nga Bota

Incidenti në Kapitol/ Njëri prej oficerëve ndërron jetë, autori u ekzekuta nga forcat e sigurisë

Incidenti në Kapitol/ Njëri prej oficerëve ndërron

Një prej oficerëve që u godit me makinë në Washington D.C. ka ndërruar jetë, ndërkohë që tjetri vazhdon të jetë në gjendje kritike. Sipas raportimeve ndërkombëtare, ndryshe nga sa u aludua më parë shoferi i automjetit që goditi oficerët nuk është arrestuar, por është ekzekutuar nga forcat e sigurisë që u gjendën në vendngjarje.

Mësohet se pasi goditi dy oficerët e policisë me makinë, ai doli me thikë në dorë dhe tentoi t’i vriste, por nuk arriti tek ata, sepse oficerët e tjerë kanë hapur zjarr mbi të duke e ekzekutuar.

Ndonëse, ende nuk është konfirmuar nga autoritetet besohet se akti ka qenë një sulm terrorist, me gjasa islamik, ndërkohë që Kapitoli vazhdon të jetë i mbushur me forca sigurie pasi nuk dihet nëse sulmi ka qenë një akt i izoluar, apo një plan i koordinuar mes shumë individëve.

Tiranapost.al