Indonezi/ Dy tigra në kopshtin zoologjik u infektuan nga koronavirusi
Dy tigra që jetojnë në një kopsht zoologjik të Xhakartas në Indonezi janë infektuar me koronavirus, njofton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Autoritetet në Indonezi po bëjnë kërkime për të parë sesi dy tigrat mund të jenë infektuar dhe për të parë nëse kafshët e tjera do të shfaqin simptoma të sëmundjes.
Dy tigrat janë Tino 9 vjeç dhe Harri 12 dhe pas disa ditëh që ata kishin shenja të gripit si mungesë oreksi, vështirësi në frymëmarrja dhe simptoma të tjera, pas ekzaminimit rezultuan pozitivë me COVID-19. Sipas veterinerëve të Kopshtit Zoologjik pas evidentimit të virusit dhe trajtimit të veçantë, dy tigrat duket se janë më mirë dhe gjendja e tyre është e qëndrushme.
Kjo është hera e dytë që diçka e tillë ndodh, teksa në pranverë disa arinj në një Kopsht Zoologjik të SHBA-ve rezultuan pozitivë me koronavirus. Që prej fillimit të pandemisë u evidentua se gjitarët mund të jenë mbartës dhe viktima të koronavirusit, për këtë shkak në disa shtete (veçanërisht në Rusi) janë zhvilluar dhe përdoren vaksina për kafshët shtëpika si macet.
Tiranapost.al