Infeksionet Covid në Mbretërinë e Bashkuar rriten me një milion brenda një jave

E Shtunë 3 Dhjetor 2022, 09:58
TiranaPost
Rastet me Covid janë rritur me një milion në një javë në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC duke cituar autoritetet britanike.
Testet sugjerojnë se rreth një në çdo 16 persona është i infektuar, pasi varianti ngjitës Omicron BA.2 vazhdon të përhapet.
Një numër i lartë i infeksioneve do të thotë që Mbretëria e Bashkuar mund të presë që shtrimet në spital të Covid të rriten gjithashtu, megjithëse vaksinat ende po ndihmojnë në ndalimin e shumë rasteve të rënda, thonë ekspertët.