Lajme nga Bota

Infektohen punonjësit e Amazon, gjigantit që po furnizon gjithë botën

Infektohen punonjësit e Amazon, gjigantit që po furnizon gjithë

Ndërkohë që Amazon është më shumë se kurrë në kulmin e punës dhe është përqendruar në dërgimin e mallrave dhe produkteve bazë që u duhen njerëzve në kohë karantinimi, të paktën 10 punonjës deposh janë infektuar me COVID-19.

Rasti i parë i infektuar u njoftua fundjavën e kaluar dhe siç duket virusi ka ecur shpejt.

Tani 10 punonjësit janë në izolim, të tjerët që kanë pasur kontakt me ta, gjithashtu, por ndërkohë që ata shërohen përveç punës me kapacitet të kufizuar (edhe pse planifikojnë të punësojnë 100 mijë të rinj), problemi qëndron tek dërgesat dhe frika e njerëzve se virusi qëndron gjatë mbi materiale.

Kujtojmë se një kroçeren ku ndodhej një i infektuar, u zbuluan gjurmë të COVID-19 17 ditë pasi ajo ishte bosh, e ankoruar.

Anulimi i porosive duket se nuk është zgjidhja më e mirë në kushtet kur dyqanet janë të mbyllura. Duket se shpresa e vetme është higjiena, pastrimi dhe dezinfektimi i çdo produkti që hyn në shtëpi.

*Burimi Cnet