Lajme nga Bota

Infektohet me Covid djali i vogël i Trump, Barron

Infektohet me Covid djali i vogël i Trump, Barron

Edhe Barron Trump 14 vjeç u infektua me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije nëna e tij Melania Trump. Përmes një deklarate, Melania shprehet se djali por nuk pati simptoma dhe se tanimë ka rezultuar negativ.

Infektohet me Covid djali i vogël i Trump, Barron

Dy javë me parë presidenti amerikan Donald dhe Melania u konfirmuan me koronavirus, dhe tani janë negativizuar sipas testit të Covid-19. Trump doli negativ në testin e tre ditëve me parë ndërsa Melania e ka konfirmuar ditën e sotme për të dhe djalin e saj. 

Mbetet e paqartë se si u infektua djali Barron. Në Shtëpinë e Bardhë ka pasur më shumë se 12 raste me të infektuar, nga ekipi i Trump.