Lajme nga Bota

Infektohet me virus princi i Belgjikës. Shkoi në party të fshehtë në Spanjë

Infektohet me virus princi i Belgjikës. Shkoi në party të

Një princ belg është konfirmuar me koronavirus vetëm disa ditë pasi mori pjesë në një party private në Spanjë, jashtë rregullave të distancimit social.

Princi Joachim, nipi i mbretit Philippe të Belgjikës dhe i nënti në përputhje me fronin, mori pjesë në një party mbrëmjen e të martës në një shtëpi në qytetin e Kordoba.

Princi, 28 vjeç mbërriti në Madrid që të dielën e kaluar për një udhëtim pune, por më pas mori një tren për në Kordoba, aty ku po qëndron e dashura e tij Victoria Ortiz.

Sipas gazetës spanjolle El Pais, 27 persona morën pjesë në festën private, që do të thotë sa dyfishi i lejuar sipas rregullit të ri të distancimit social. Tani të gjithë të tjerët që festuan janë futur në karantinë, por mbetet e paqartë nëse princi u infektua në party apo ishte i infektuar para se të mbërrinte.

Infektohet me virus princi i Belgjikës. Shkoi në party të

Princi tjetër Laurent konfirmoi se një tjetër anëtar i familjes është infektuar. 'Ne nuk dimë si, por koronavirusi ka hyrë në shtëpinë tone. Për javë të tëra ne kemi dalë jashtë vetëm në pak raste’, ka thënë ai.

Policia spanjolle ka nisur hetimet për partyn. Ndërkaq, ata që organizuan mbrëmjen do të përballen me gjobë deri në 10 mijë euro.

Mos harroni, virusi është akoma mes nesh!