Lajme nga Bota

Infektohet zyrtari i lartë i administratës së Trump

Infektohet zyrtari i lartë i administratës së Trump

Është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë lajmi se Robert O`Brien ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19. Momentalisht O`Brien ka simptoma të lehta dhe po punon nga shtëpia.

Në njoftimin që Shtëpia e Bardhë ka bërë theksohet edhe siguria e Trump dhe Zv. Presidentit Pence. Siç duket ditët e fundit nuk kanë pasur kontakte.

*Burimi New York Times