Lajme nga Bota

“Inspiration 4”, SpaceX lëshon sot në hapësirë raketën me qytetarë të thjeshtë në bord

“Inspiration 4”, SpaceX lëshon sot në hapësirë

Një raketë me 4 persona të thjeshtë në bord do të lëshohet mbrëmjen e sotme nga Qendra Hapësinore Kennedy. Ky është fluturimi i parë privat nga kompania SpaceX dhe do të udhëhiqet nga një sipërmarrës 38-vjeçar i cili financon udhëtimin që do të zgjasë tre ditë.

Misioni është quajtur Inspiraton 4 dhe raketa do të rrotullohet rreth orbitës së poshtme të Tokës në një lartësi prej rreth 540 kilometrash.

Jared Isaacman udhëheq dhe financon të gjithë udhëtimin i shoqëruar nga dy fitues të llotarisë në udhëtimin treditor, së bashku me një punonjëse të kujdesit shëndetësor që i mbijetoi kancerit kur ishte fëmijë.

Ky mision synon mbledhjen e 200 milion dollarëve të cilët do shkojnë donacion për trajtimin e fëmijëve me kancer.

Tiranapost.al