Institucionet kulturore në Holandë protestojnë në një mënyrë të veçantë kundër masave anti-Covid

E Mërkurë 19 Janar 2022, 19:09
TiranaPost
Dhjetra muze, muzikantë, instrumentistë dhe teatro holandeze kanë marrë pjesë sot në një event unik të quajtur 'Hair Salon'.
Sektori i kulturës dhe argëtimit e ka organizuarkëtë event në shenjë proteste kundër masave aktuale të COVID.
Dyqanet, palestrat dhe sallonet e bukurisë lejohen të presin sërish klientë, por muzetë dhe teatrot janë ende të mbyllura.
Duke u vendosur në rolin e parukierëve apo instruktorëve të palestrës, sektori dëshiron të tërheqë vëmendjen për gjendjen e vështirë.
Muzeu i famshëm Van Gogh në Amsterdam është shndërruar gjithashtu në një sallon parukerie dhe bukurie.