Lajme nga Bota

Intervista e shkencëtarit që krijoi vaksinën kundër rubeolës në 1964: Sot keni një avantazh që quhet teknologji

Intervista e shkencëtarit që krijoi vaksinën kundër

Skencëtari Stanley Plotkin vaksina e të cilit mposhti rubeolën në vitin 1964, i është futur punës për të zbuluar vaksinën e duhur kundër koronavirusit. Ai po asiston duke këshilluar shkencëtarë dhe ekspertë.

Një vitin 1964, një epidemi e frikshme e rubeolës ose siç njihet me emrin fruthi gjerman, përfshiu Amerikën. Ky virus është gati dy herë më ngjitës së koronavirusi që sot po përhapet në botë. Rubeola infektoi rreth 12.5 milionë njerëz; një në 15 njerëz në Amerikë. Ashtu si koronavirusi që është përgjegjës për pandeminë e tanishme, virusi që shkakton rubeolën shfaqet me ethe dhe njolla të kuqe në trup. Në rreth një të tretën e njerëzve nuk pati simptoma.

Gjatë mesit të viteve 1960 rreth 20,000 foshnje amerikane lindën me defekte për shkak të rubeolës, përfshirë verbërinë, humbje të dëgjimit, defekt në zemër dhe paaftësi intelektuale.

Në vitin 1964, Stanley Plotkin i cili punonte në laboratorin e tij në Institutin Wistar, shpiku vaksinën e Rubeolës, që përdoret edhe sot në gjithë botën. Që atëherë ai ka punuar për krijimin e vaksinave të tjera, duke përfshirë ato për antraksin, poliomelitin dhe tërbimin.

Ai ka qenë në mesin e mjekëve që shpikën edhe vaksinën rotavirus, që u bëhet fëmijëve të sotëm. Plotkin është tani 87 vjeç, dhe ditët e fundit është kontaktuar nga shumë shkencëtarë. Ai qëndron në shtëpinë e tij në Filadelfia dhe deri më tani ka këshilluar gjashtë shkencëtarë në gjashtë laboratorë amerikanë lidhur me vaksinën e koronavirusit.

Lexoni pjesë të intervistës së tij:

Ju jetuat edhe një pandemi tjetër me pasoja shkatërruese në SHBA në gjithë botën. Më tregoni pak për rubeolën:

Infeksioni ishtë përhapur shumë atë kohë. Dallimi është se gratë shtatzëna ishin ato që prekeshin kryesisht. Nuk ishte shqëtësimi siç po përjetohet në situatën aktuale, por patjetër që kishte panik dhe frikë.  Në kohën e rubeolës, nuk ishte shqetësim fakti se gratë shtatzëna do humbnin fëmijët, por edhe për vajzat e reja që mund të prekeshin e të bëheshin fertile. Vetëm këtu në Filadelfia u prekën 1% e shtatzënive.

Kishit një fëmije në atë kohë?

Unë kisha një djalë më të vogël se 1 vjeç. Gruaja ime nuk është shtatzënë. Nuk kisha shqetësim personal. Në atë kohë isha mbyllur në laborator për të hulumtuar. Intervistoja gra për të kuptuar problemin në detaje, i informoja ato për rrezikun. Kishte gra që vazhduan me shtatzëninë, kishte të tjera që vendosën ta ndërprisnin. Kishte shumë ankth, kjo ishte e sigurt.

Pra, nëse rubeola nuk shkaktonte simptoma tek të gjithë, duhet të ketë qenë shumë shqetësuese për gratë shtatzëna. Çarë masash morën autoritetet e shëndetit publik aso kohe?

Nuk kishte shumë për të sugjeruar, përveçse të ruhej distanca ndaj atyre që shfaqnin simptomat, kryesisht me pika të kuqe ose skuqje të pjesëve të trupit apo në fytyrë. Kjo ishte frika më e madhe, pasi gratë shtatzëna nuk kishin se si ta dinin se kush ishte rrezik potencial për ta, pasi në shumë raste i infektuari nuk kishte shenja.

A mund të gjeni të përbashkëtat e atij virusi me Covid-19?

Natyrisht që ka ngjashmëri, nëse një person përjeton qoftë ethe, nuk mund të jetë në kontakt me persona të tjerë. Ethet tregojnë praninë e virusit, trupi reagon kur një virus depërton brenda. Dimë që ky infeksion është asimptomatik, veçanërisht tek të rinjtë dhe fëmijët, kjo shtë arsyeja pse autoritetet bëjnë thirrje për distancim social, sidomos nga të moshuarit. Sot siç ndodhi dikur me rubeolën, askush nuk e di në mënyrë absolute se kush mund të jetë i infektuar.

A kishte distancim social atëherë si sot?

Kishte paralajmërime, sidomos për gratë. Por nuk kishte masa të tjera si sot.

Para se të licencohej vaksina e rubeolës në vitin 1969, rubeola ishte ciklike, që vinte në shpërthime çdo 4 deri në 6 vjet. A mund të ndodhë me koronavirusin e njëjta gjë?

Kjo është pyetje 1 milionë dollarëshe. Në të vërtetë nuk kam një përgjigje definitive për këtë. Të gjithë shpresojmë se nuk do të shpërthejë sërish. Duhet të mbani mend se ekzistojnë tre ose katër koronaviruse, të izoluara vite më parë dhe që akoma qarkullojnë, por fatmirësisht shkaktojnë infeksione të lehta në rrugët e frymëmarrjes. Ata nuk ikin janë aty. Ne akoma nuk dimë shumë për këtë virus të ri. Kjo është aryseja pse përpjekja për të krijuar virusin në një kohë sa më të shkurtër ka shumë rëndësi sepse virusi mund të shpërthejë sërish dimrin e ardhshëm… Duhet të ekzistojë patjetër vaksina.

 A kishte garë për vaksinën e rubeolës në mesin e viteve 1960, a ka dallim nga sot?

Në atë kohë kishte përpjekje të mëdha dhe konkurrencë të fortë për të krijuar vaksinën e rubeolës. Por mos harroni se nuk kishte aq shumë kompani të mëdha vaksinimi, sot kemi të shtuara kompani indiane dhe kineze. Kemi ekspertë. Aso kohe kishte shumë pak lojtarë kryesorë; si Mercl dhe kompania GlaxoSmithKline.

Vaksina juaj fitoi mbi të tjerët. Prodhoi më shumë antitrupa dhe më pak efekte anësore. Por nuk u miratua për disa vjet këtu në Amerikë për shkak të politikës. A ndikon politika në garat për vaksina?

Duhet thënë që Po.

Çfarë na mëson historia e rubeolës me politikën e sotme dhe garën për vaksinën e koronavirusit?

Deri më tani janë 40 kandidatë për vaksinën, jo vetëm në SHBA. Zgjedhja e vaksinës bazohet në kritere objektive dhe pas analziës së rezultateve shtetet e licensojnë. Është avantazh që të kemi më shumë se një lloj vaksine anti-koronavirusit, sepse të kërkosh nga një prodhues i vetëm të nxjerrë mjaftueshëm për gjithë botën nuk ka asnjë gjasë të ndodhë. Sa më shumë kompani që prodhojnë vaksina kundër virusit aq më mirë është.

Si ndryshon nga vitet 1960 procedura për prodhimin e vaksinës?

Në garën e vaksinës për rubeolën, nuk kishte shumë kandidatë. Sot kemi shumë alternativa: Vaksinat e ARN, vaksinat e AND, vaksinat e një proteine të vetme, vaksinat e një numri të lartë proteinash. Mund të ketë vaksina të shumta që japin siguri dhe efikasitet. Pra e mira këto kohë është se janë shumë pika që duhet të bashkohen në një!

Përveç teknologjisë, a kemi avantazhe të tjera ndaj situatës në 1960?

Sot ka shumë qendra e kompani që financojnë dhe ndihmojnë në krijimin e vaksinave të shumëfishta kundër koronavirusit. Në rastin e rubeolës, u deshën 5 vjet para se vaksina të dilte masivisht në treg. Në kushtet kur kemi një urgjencë të tillë si situata tani me Covid-19 nuk mund ta përballojmë një vonesë të tillë. Pra perspektiva është që të kemi një vaksinë deri vitin tjetër. Aspekti pozitiv është se sot jemi më të gatshëm për rastet e urgjencave.

Çfarë duhet të dimë tjetër nga përvoja juaj e krijimit të vaksinave në dekada?

Duhet përgatitje Tani! Sugjeroj të zhvillohet jo vetëm një lloj vaksine por edhe të tjera me të njëjtin efekt final nga shumë kompani. Sepse nuk është një gjë që bëhet kollaj në një laborator të vetëm pune. Duhet superaksion dhe kjo duhet bërë Tani!