Lajme nga Bota

Investigimi i Daily Mail: Shqiptari që fiton 1 milion paund në javë duke transportuar ilegalisht emigrantë në Angli

Investigimi i Daily Mail: Shqiptari që fiton 1 milion paund në

Një investigim i Daily Mail ka nxjerrë zbuluar një nga drejtuesit e bandave shqiptare që bëjnë transportimin ilegal të emigrantëve shqiptarë për në Britani. Në raportimin e medias britanike thuhet se vlonjati i njohur si’ Luani i Artë’ fiton rreth 1 milion paund në javë duke çuar emigrantë në Britani me gomone të pasigurta.

Në filmimet e fshehta ai u tha gazetarëve që u paraqitën si klientë se mund t'i merrte për 4500 £ secilin dhe premtoi se autoritetet britanike do t'u jepnin ushqim, batanije dhe gjithçka që u nevojitej përpara se t'i vendosnin në një hotel. Pas kësaj, ju mund të shkoni ku të doni, u tha ai.

Kjo është vetëm një nga një varg bandash të organizuara trafikimi që gjenden në Francën veriore.

Hetimi zbuloi se lufta e bandave – me përleshje të shpeshta me armë – është e përhapur mes trafikantëve rivalë që veprojnë si bosët e mafias.

Më shumë se 32,000 emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla deri më tani këtë vit – më shumë se sa kanë kaluar gjatë gjithë vitit 2021.

Investigimi i Daily Mail: Shqiptari që fiton 1 milion paund në

Shqiptarët përbënin rreth 60 për qind të ardhjeve gjatë verës, shkruhet në raportim.

Udhëtimet me varka të vogla janë shumë të rrezikshme dhe nganjëherë vdekjeprurëse, me 27 emigrantë – përfshirë fëmijë – që u mbytën kur një gomone u rrëzua në Calais nëntorin e kaluar.

Daily Mail zbuloi se industria e trafikimit të njerëzve po lulëzon pavarësisht nga rreziqet dhe përpjekjet për të penguar kalimet e paligjshme.