Lajme nga Bota

Irani dënon me vdekje një protestues

Irani dënon me vdekje një protestues

Një gjykatë në Teheran ka dhënë sot dënimin e parë me vdekje për një protestues. I dënuari, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, do të ekzekutohet pasi mori pjesë në protestë dhe tentoi t`i vinte zjarrin godinës qeveritare.

Prej më shumë se dy muajsh në Iran ka shpërthyer një valë protestash.

Trazirat nisën pas vdekjes së Mahsa Aminit, një vajze të re që u rrah nga policia pasi nuk vendosi siç duhet shaminë.