Lajme nga Bota

Irani jep dënimin e parë me vdekje për pjesëmarrje në protesta

Irani jep dënimin e parë me vdekje për pjesëmarrje në

Një gjykatë në Teheran dha dënimin e parë me vdekje për një person që u arrestua gjatë protestave që kanë shpërthyer në vend kohët e fundit.

Gjykata u shpreh se i arrestuari i kishte vënë zjarrin një godine qeveritare dhe se ishte fajtor për ‘armiqësi ndaj zotit’.

Të paktën 20 persona po përballen me akuza që mbartin dënimin me vdekje, tha Grupi për të Drejtat e Njeriut në Iran, që ka selinë në Norvegji.

Protestat kundër qeverisë së Iranit shpërthyen dy muaj më parë, pas vdekjes në paraburgim të një gruaje 22 vjeçe, e cila u arrestua nga policia e moralit, pasi nuk kishte vendosur hixhabin.

Autoritetet thanë Mahsa Amini humbi jetën nga sulmi në zemër, por familja e saj besojnë se ajo vdiq si rezultat i rrahjes nga policia.