Lajme nga Bota

Irlanda e Veriut merr vendim për tjetër Lockdown: Nuk ka zgjidhje tjetër

Irlanda e Veriut merr vendim për tjetër Lockdown: Nuk ka zgjidhje

Irlanda e Veriut ka vendos sërish për Lockdown vetëm disa ditë pas rihapjes. Rastet e reja me koronavirus kanë bërë që të merret vendimi për mbylljen nga e premtja e ardhshme dhe do jetë në fuqi për dy javë. Me vendimin e ri, dyqanet jo thelbësore, parukeritë dhe kafenetë do të mbyllen. Vendi sapo doli nga bllokimi dhe masat e kufizimit, por numri i të infektuarve u rrit ndjeshëm, duke sjelljë dhe shqetësmin e ekspertëve.

Sipas planit, kafenetë do të hapen sot por do të mbyllen sërish të premten e ardhshme. Ndërsa biznese të tjera si pub-et dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura gjatë gjithë kohës.

Mjekët irlandezë paralajmëruan që spitalet mund të mbingarkohen nëse niveli i infeksionit vijon në rritje.

Ministrja e Parë e Stormont, Arlene Foster tha në konferencë për shtyp: Është e qartë që kërkohet një ndërhyrje e vështirë, por kemi shansin më të mirë për të pasur Krishtlindje të sigurta dhe të vijojmë më tej të lumtur në periudhën e Vitit të Ri.

Autoritetet vendosën gjithashtu që eventet sportive të lejohen vetëm për atletët elitë, pa spektatorë.

Vendime të tjera përfshijnë:

- Rregullat rreth grumbullimeve në shtëpi do të jenë të pandryshuara dhe vendet e adhurimit do të mbyllen.

- Njerëzit do të inkurajohen fuqimisht të qëndrojnë në shtëpi dhe të punojnë nga shtëpia.

- Shkollat ??dhe qendrat e kujdesit për fëmijët mund të qëndrojnë të hapura dhe universitetet do të zhvillojnë mësim Online përveç rasteve kur duhet të jetë ballë për ballë.

- Terrenet e lojërave në natyrë mund të qëndrojnë të hapura.

Zëvendës Ministrja e Parë Michelle O'Neill tha: Është një vendim i vështirë dhe sfidues dhe si nënë dhe bijë e kuptoj se sa të vështira do të jenë këto ndryshime në jetën familjare. Duke pasur parasysh rëndësinë e situatës nuk ka zgjidhje tjetër përveç të veprojmë tani.

Gjithsej 3,401 raste të reja me koronavirus janë zbuluar gjatë shtatë ditëve të fundit.

/ Daily Mail/ Tiranapost.al.