Ish-CEO e YouTube, Susan Wojcicki vdes në moshën 56-vjeçare
Susan Wojcicki, e cila ndihmoi në krijimin e Google dhe ishte një nga gratë më të shquara drejtuese të Silicon Valley si CEO e YouTube, vdiq dje në moshën 56-vjeçare.
Bashkëshorti i saj, Dennis Troper, tha në mediat sociale se ajo kishte luftuar me kancerin e mushkërive për dy vite me radhë.
“Susan nuk ishte thjesht shoqja dhe partnerja ime më e mirë në jetë, por një mendje e shkëlqyer, një nënë e dashur dhe një shoqe e dashur për shumë njerëz”, tha ai. "Ndikimi i saj në familjen tonë dhe botën ishte i pamatshëm."
Ata humbën 6 muaj më parë edhe djalin e tyre 19 vjeç.
Wojcicki u largua nga YouTube vitin e kaluar pas gati një dekade që drejtoi kompaninë. Ajo ishte e vetmja grua në atë kohë që drejtonte një nga platformat kryesore të mediave sociale.
Ajo kishte qenë pjesë e Google që nga fillimet e kompanisë në fund të viteve 1990 - në garazhin e saj Larry Page dhe Sergey Brin filluan të ndërtonin atë që do të bëhej gjiganti i teknologjisë - dhe u emërua në krye të YouTube në 2014. (Google bleu YouTube në 2006 .)